Lajmet e fundit
Në ambientet e Kuvendit të Kosovës nxënësit emetuan projektin simbolik të integrimit në BE
, 14.12.2008
Instituti për Marrëdhënie të Huaja Kulturore ( IFA) , me seli në Shtutgard të Gjermanisë, në bashkëveprim me Iniciativën Evropiane të Kosovës, i prirë nga koordinatori Rexhep Bajrami, është duke implementuar një projekt edukativ, që ka për qëllim zhvillimin e diturive në radhët e të rinjve për Bashkimin Evropian. Metoda që shfrytëzohet quhet “BE - Loja e Emetimit”, në kuadër të së cilës nxënësit luajnë rolet e politikanëve të BE-së , këshilltarët dhe përfaqësuesit e BE-së, përkatësisht shteteve koordinuese (Kosova, Mali i Zi, Turqia dhe Kroacia ), të cilët emetojnë në mënyre simbolike procesin e negociatave ndërmjet tyre. Kjo metodë shfrytëzohet në Gjermani dhe është treguar mjaft produktive. Ajo iu mundëson nxënësve të marrin informata të rëndësishme në kompleksitetin dhe sfidat e procesit të zgjerimit të BE-së. Këtë lojë simbolike nxënësit nga Kosova e zhvilluan praktikisht dje dhe sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, të prirë nga Xhavit Avdyli dhe Haxhrije Miftari.
Në përfundim të këtij aktiviteti të suksesshëm, pjesëmarrësve iu drejtua ,zëvendësambasadori i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, z. Eckhart Blaurock. Ai duke përshëndetur të pranishmit theksoi se ndihet i impresionuar me këtë veprimtari të zhvilluar gjatë këtyre dy ditëve. Duke folur për nevojën e mëtejme të zgjerimit të Bashkimit Evropian, z. Eckhart Blaurock theksoi se në BE do të anëtarësohen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi ky Rajon ka perspektivë evropiane. Ai shfaqi shpresën se Kosova dhe vendet tjera të këtij Rajoni në një të ardhme do t’ i takojnë Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë do të krijohen kushte për t’ iu qasur një të ardhmeje më të mirë, duke respektuar njëri tjetrin, në një atmosferë paqeje dhe prosperiteti.