Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit
, 15.12.2008
Në vazhdimin e dytë të seancës së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, u shqyrtuan Rekomandimi i Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me emërimin e anëtarëve në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Rekomandimi i Komisionit Ad Hoc për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Mediave dhe Rekomandimi i Komisionit Ad Hoc për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.Raportet mbi arsyetimin dhe propozimin e kandidatëve nga ana e komisionve përkatëse u paraqitën përkatësisht nga Myzejene Selmani, Berat Luzha dhe Hydajet Hyseni. Pastaj u kalua në votimin e kadidatëve.
Me shumicë votash anëtarë në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë u emëruan Përparim Kabashi dhe Blerim Koci , anëtarë të Këshillit të Pavarur të Mediave u emëruan Filloreta Bytyqi, Sadija Nikshiq, Agim Sopi dhe Ramë Bajraktari, ndërkaq anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës u emëruan Mehdi Geci,Bajram Zogiani,Bajram Ajeti dhe Bisera Spahi.