Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare

, 15.12.2008




Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, është shqyrtuar për herë të parë Grupi i tetë të projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit, sipas procedurës së veçantë.

Projektligjn për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë, në emër të Qeverisë së Kosovës, e ka prezantuar ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, Projektligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e ka prezantuar ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, kurse Projektligjin për të huajt e ka prezantuare ministri i Punëve të brendshme, Zenun Pajaziti. Projektligjin për përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës e ka prezantuar ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, kurse Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, i ka prezantuar ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.

Të gjashtë projektligjet janë miratuar në parim, kurse Komisioni ad- hoc Parlamentar për shqyrtimin e projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisarit, e ka për obligim që deri në seancën e ditës së nesërme, kur këto projektligje do të shqyrtohen për herë të dytë, t’i përgatisë rekomandimet për amendamentimin eventual të tyre.
Nga punimet e seancës plenare