Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 16.12.2008




Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, duke vlerësuar se disa nga kandidatët, sipas Ligjit për dhënien e provimit të jurisprudencës, nuk i plotësojnë kushtet të zgjidhen anëtarë në këtë komision.

Duke e shqyrtuar, ndërkaq, vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për propozimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe vendimin e Kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve Publik të Kosovës për propozimin e anëtarit të kësaj shoqate në këtë këshill drejtues, anëtarët e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi kanë vlerësuar se kandidatët e propozuar i plotësojnë kushtet për t’u emëruar anëtarë, prandaj i rekomandojnë Kuvendit që propozimi edhe të miratohet.

Komisioni po në këtë mbledhje ka shqyrtuar edhe përfundimin e Kryesisë së Kuvendit, lidhur me Rezolutën e propozuar kundër krimeve të komunizmit, duke ia përcjellë atë Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit, për të vlerësuar implikimet eventuale buxhetore nga kjo rezolutë.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi