Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 16.12.2008
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, janë shqyrtuar për herë të dytë dhe janë miratuar Grupi i tetë të projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit, sipas procedurës së veçantë.
Pasi që kryesuesi i Komisioni ad- hoc Parlamentar për shqyrtimin e projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisarit, Ramadan Gashi, e ka prezantuar raportin me rekomandime lidhur me projektligjet në fjalë, deputetët, me shumicë votash, kanë miratuar: Projektligjin për të huajt , Pojektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë (bashkë me katër amendamentet e propozuara), Projektligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Projektligjin për përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës.