Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Turqisë, Mercan
, 22.12.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të Republikës së Turqisë, Murat Mercan, dhe ka biseduar me të për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve dhe parlamenteve të tyre.
Kryeparlamentari Krasnqi e ka falënderuar parlamentarin turk për mbështetjen e Turqisë për Kosovën, sidomos për njohjen e shpejtë të shtetit të pavarur të Kosovës dhe lobimin e saj të vazhdueshëm në Konferencën Islamike, për ta njohur Kosovën. Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë, ka thënë Krasniqi, nxiten edhe nga qytetarët me origjinë ngas Kosova që jetojnë në Turqi, si dhe nga qytetarët tanë me përkatësi turke, që janë integruar mirë në shoqërinë e Kosovës dhe i kontribuojnë zhvillimit të Kosovës.
Duke u angazhuar për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, kreu i Kuvendit të Kosovës ka vënë në pah mundësitë e gjëra të bashkëpunimit, përfshirë edhe atë ndërparlamentar.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për marrëdhënie me jashtë i Parlamentit të Republikës së Turqisë, Murat Mercan, ka shprehur kënaqësinë që ndodhet për vizitë në shtetin e pavarur të Kosovës. Ai ka pohuar se ndjehet mirë për faktin se vendi i tij e ka njohur ndër të parët pavarësinë e Kosovës, kurse ka shprehur dëshirën që gjatë kohës sa do të jetë Turqia anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit (2009-20011), Kosova të arrijë të anëtarësohet në OKB. “Turqia jo vetëm e mbështet pavarësinë e Kosovës, por udhëheqja më e lartë e vendit: presidenti i Republikës, kryeministri dhe diplomacia turke e thonë këtë edhe në takimet e rëndësishme ndërkombëtare”, ka spikatur Mercan. Ai është shprehur i bindur se me vizitën e kryeparlamentarit Krasniqi (në fillim të janarit të vitit të ardhshëm), në Stamboll, bashkëpunimi ndërmjet parlamenteve të dy vendeve tona do të marrë shtytje të reja të fuqishme. .