Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Prishtinë, ambasadorin Werner Almhofer
, 22.12.2008
Çështjet rreth vazhdimit të mëtejmë të mbështetjes së Kuvendit të Kosovës nga ana e OSBE-së, ishin tema thelbësore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me shefin e Misionit të OSBE-së në Prishtinë, ambasadorin Werner Almhofer. Kontributi i mëtejmë i OSBE-së ndaj Kuvendit të Kosovës, u tha me këtë rast, do të jetë ndihma në punën e komisioneve, shqyrtimit të projektligjeve, monitorimit të zbatimit të ligjeve, organizimi i dëgjimeve publike etj. Kuvendi i Kosovës do të mbështetet edhe në lëmin e organizimit të vizitave në rajon, bashkëpunimit me BE-në, mbështetja e grupeve parlamentare të komuniteteve pakicë, mbështetja e Zyrës për Media, mbështetja në përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane, kontaktet e deputetëve me qytetarë etj.
Kryeparlamentari Krasniqi u falënderua për punën e deritashme të shefit të Seksionit për Kuvendin Kosovës dhe partitë politike, Franklin de Vrieze, cili shkon në detyrë të re.
Kryeparlamentari Krasniqi u falënderua për punën e deritashme të shefit të Seksionit për Kuvendin Kosovës dhe partitë politike, Franklin de Vrieze, cili shkon në detyrë të re.