Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 22.12.2008
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Myzejene Selmani, e mbajti sot mbledhjen në të cilën pika kryesore ishte shqyrtimi i tarifave të energjisë elektrike për vitin 2009 dhe shqyrtimi i tarifave për prodhimin e energjisë në hidrocentrale të vogla.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në krye me kryetarin e Bordit ZRrE-së, z. Ali Hamiti.
Në fillim të mbledhjes kryetari i Bordit të ZRrE-së, z. Hamiti, duke raportuar para anëtarëve të Komisionit për tarifat e energjisë elektrike për vitin 2009, si dhe për tarifat e prodhimit të energjisë në hidrocentrale te vogla, theksoi se sot është afati i fundit, kur përfaqësuesit e KEK-ut duhet t’ia paraqesin kërkesën Bordit të ZRrE-së për tarifat e prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2009. Bordi i ZRrE-së, pasi ta marrë kërkesën nga KEK-u, duhet të marrë vendim përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike për vitin 2009 deri në fund të muajit mars. Ky vendim, që nga 1 prilli 2009, do të zbatohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, kryetari i Bordit të ZRrE-së, z. Hamiti, theksoi se në mbledhjen e Bordit të ZRrE-së, të mbajtur më 21 nëntor këtij vitit, është marrë vendim për tarifat e prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentralet e vogla. Sipas këtyre tarifave, për hidrocentralet deri 2 MW çmimi do të jetë 6.7 euro-cent për kWh, për hidrocentralet 2 deri 5 MW 5.9 euro-cent për kWh, si dhe për hidrocentralet 5 deri 10 MW çmimi do të jetë 5.6 euro-cent për kWh. Këto çmime do të vlejnë për periudhën dhjetëvjeçare.