Lajmet e fundit
Nga takimi i fundvitit i kryeparlamntarit Krasniqi me përfaqësues të medieve
, 24.12.2008
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbajtur sot një konferencë për media në fundvitin e punës së frytshme të legjislativit të vendit, si dhe ka shtruar një drekë punë për gazetarë e kryeredaktorë, në shenjë respekti për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Në fillim të takimit, kryeparlamentari Krasniqi ka paraqitur një fjalë rasti, në të cilën ka theksuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës po e mbyll një vit të suksesshëm të punës, agjendën e të cilit e kanë përcaktuar zhvillimet historike në Kosovë. “ Të arritura të mëdha të Kuvendit dhe të Kosovës këtë vit, pa dyshim kanë qenë shpallja e Pavarësisë, miratimi i simboleve shtetërore dhe i Kushtetutës, miratimi i ligjeve të shtetësisë së Kosovës, formimi i institucioneve përkatëse kushtetuese të saj, njohja e Republikës së Kosovës nga 53 shtete, anëtare të OKB dhe promovimi i shtetit demokratik të Kosovës”, ka theksuar kreu i Kuvendit duke shtuar se Legjislatura në vijim ka arritur me sukses të sigurojë përfaqësimin e të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë, duke promovuar njëkohësisht demokracinë dhe kulturën parlamentare.
Duke folur për agjendën e ngjeshur të Kuvendit, Krasniqi ka përmendur 55 seanca plenare, të mbajtura në periudhën janar – dhjetor 2008, 45 mbledhje të Kryesisë, 41 mbledhje me grupet parlamentare, 6 mbledhje të kryetarit me kryetarët e komisioneve, si dhe 296 mbledhje të komisioneve parlamentare, që janë më shumë se sa parashihte plani punës dhe Rregullorja e Kuvendit.
Sa i përket planit legjislativ të Kuvendit, Krasniqi ka vënë në pah se në këtë periudhë kohore në Kuvend janë proceduar 121 projektligje dhe janë miratuar 91 prej tyre, që kalon çdo plan legjislativ të deritanishëm në Kuvendin tonë. “Nga këto ligje, 52 janë nga Pakoja e Ahtisaarit dhe kanë të bëjnë me shtetësinë e Kosovës dhe me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë”, ka spikatur Krasniqi, i cili ka shtuar se në ripunim janë kthyer 14 projektligje, kurse në procedurë të komisioneve janë 16 të tjera.
Kreu i Kuvendit ka përmendur edhe punë të tjera të legjislativit që kanë të bëjnë me kontrollin e Qeverisë, me diplomacinë parlamentare etj. Ndër suksese e Kuvendit, ndërkaq,ai ka theksuar vizitat e shumë delegacioneve dhe të personaliteteve ndërkombëtare, nga SHBA-ja, BE-ja dhe vende të tjera mike, sidomos seancat solemne, në të cilat deputetëve u janë drejtuar me fjalë rasti: presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve belgë, Herman Van Rompuy, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ministri i Jashtëm britanik, David Miliband dhe ambasadori Riçard Hollbruk.
Krasniqi, me këtë rast ka falënderuar USAID-in, AER-in, OSBE-në, NDI-në dhe UNDP-në, për mbështetjen e vazhdueshme të tyre që i kanë ofruar Kuvendit.
Në mënyrë të veçantë, Krasniqi ka falënderuar përfaqësuesit e medieve për raportimet me përkushtim dhe profesionalizëm për aktivitetet në Kuvend, duke iu premtuar atyre ngritje të transparencës së legjislativit dhe kushte më të mira për raportimet e tyre nga Kuvendi.
Pasi që kryeparlamentari Krasniqi u ka uruar përfaqësuesve të medieve festat e fundvitit, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shumica e të cilave ishin spontane, të hareshme, madje edhe intime, që e bëri takimin tepër miqësor dhe relaksues.