Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron festën e Krishtlindjes
, 24.12.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi me rastin e festes së Krishtilindjes, ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, me këtë përmbajtje :”
Kam kënaqësinë t’ju uroj Juve dhe besimtarëve që Ju u prini, gëzuar për shumë mot Krishtlindjet!
Në këtë festë krenohemi me të arriturat e mëdha dhe historike që patëm gjatë vitit, prandaj kemi arsye të kremtojmë Krishtlindjet më të gëzuar dhe më të lumtur në Kosovën e pavarur dhe sovrane.
Populli ynë është përpjekur dhe ka jetuar me shpresën e besimin e pahumbur për lirinë dhe pavarësinë e vendit të vet. Sot në Republikën e Kosovës demokratike, të gjithë shtetasit e saj jetojnë të lirë dhe me të drejta të barabarta. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca”.