Lajmet e fundit

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të vizitojë Turqinë

, 31.12.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të realizojë një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë në krye të një delegacioni parlamentar të Kosovës, nga data 5-9 janar të vitit 2009, gjatë së cilës do të ketë takime me udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit turk: me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Köksal Toptan, me presidentin Abdullah Gül. dhe me kryeministrin Recep Tayyip Erdoğan.

Gjatë vizitës në Ankara dhe Stamboll, delegacioni parlamentar i Kosovës do të realizojë edhe takime të tjera të rëndësishme, si dhe do të vizitojnë objekte dhe monumente të rëndësishme të civilizimeve në Azi të Vogël.