Lajmet e fundit
Krasniqi uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2009
, 31.12.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka uruar sot qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Vitit të Ri 2009. Në mesazhin e kryeparlamentarit Krasniqi në vigjilje të ndërrimit të moteve thuhet:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Viti që po e lëmë pas ishte vit historik për qytetarët e Kosovës,
Ishte vit i pavarësisë,
i simboleve të shtetit,
i Kushtetutës moderne dhe
vit i njohjes ndërkombëtare;
ishte vit i sigurisë dhe i stabilitetit.
Republika e Kosovës po i krijon parakushtet e të ardhmes së saj të sigurt si shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe i mirëqenies qytetare.
Viti 2009 do të shënojë hapa të rinj drejt këtij qëllimi fisnik.
Besoj dhe dëshiroj që Viti i Ri 2009 në çdo familje dhe për çdo qytetar të sjellë: fat, shëndet, mirëqenie dhe begati.
Urime shqiptarëve kudo që janë për Vitin e Ri 2009!
Në këtë natë të ndërrimit të moteve urime për të gjitha subjektet ndërkombëtare në Kosovë. Urime të përzemërta u shpreh ICO-s, EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, komandantëve dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në Kosovë.
Shëndet dhe mbarësi edhe për familjet e tyre!
Gëzuar!