Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi prononcohet rreth gjendjes në Mitrovicë
, 31.12.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në kuadër të një prononcimi për media, u përgjigj edhe në një pyetje që kishte të bënte me gjendjen aktuale në Mitrovicë. Lidhur me këtë ai tha se nga qytetarët e Kosovës dhe të gjitha komunitetet kërkojmë që të mos bien pre të skenarëve që përgatiten jashtë Kosovës , e që kanë për qëllim destabilizimin gjendjes së sigurisë në vendin tonë. Ndërkaq, bartësit e këtyre ekseseve duhet të nxirren para ligjit dhe të përgjigjen sipas veprimeve që kanë bërë.