Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ka pritur kryeministrin Thaçi

, 05.01.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim pune kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilin ka biseduar lidhur me prioritetet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin e Qeverisë me Parlamentin për vitin 2009.

Kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmërinë për të paraqitur para Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin njëvjeçar të punës së Qeverisë, si obligim brenda mandatit kushtetues, në një kohë të përshtatshme, të paraparë nga agjenda e punës së Kuvendit.