Lajmet e fundit
Delegacioni parlamentar i Kosovës u nis sot për në Turqi
, 05.01.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u nis sot në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë në krye të një delegacioni parlamentar të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë nga data 5-9 janar të vitit 2009, ai do të ketë takime me udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit turk: me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Köksal Toptan, me presidentin Abdullah Gül dhe me kryeministrin Recep Tayyip Erdoðan.
Delegacioni parlamentar i Kosovës do të realizojë edhe takime të tjera të rëndësishme, si dhe do të vizitojnë objekte dhe monumente të rëndësishme të civilizimeve në Azi të Vogël.
Kryeparlamentari Krasniqi duke u prononcuar para medieve lidhur me këtë vizitë, në prag të nisjes nga Aeroporti i Prishtinës,theksoi se kjo vizitë bëhet me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Madh të Turqisë. Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, theksoi ai në vijim, janë shumë të mira. Në këtë frymë do të vendosen marrëdhënie dypalëshe ndërparlamentare. Dihet se Parlamenti i Turqisë ka përvojë ta gjatë, ndaj ne do të përpiqemi të marrim këtë përvojë.
Në pyetjen rreth kërkimit të ndihmës së Turqisë për të lobuar rreth njohjes më të gjerë të pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve të ndryshme, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se do të kërkojmë që Turqia të jetë partner strategjik i Kosovës në këtë proces. Kryeparlamentari Krasniqi theksoi pastaj faktin se Turqia deri tash ka dhënë një kontribut të madh, sidomos në kuadër të shteteve të Konferencës Islamike për të njohur sovranitetin e Kosovës.
Ndërkaq, në pyetjen rreth ekseseve të fundit në veri të Mitrovicës, kryeparlamentari Krasniqi tha se Serbia edhe më tutje po vazhdon me politikën e saj për instrumentalizimin e serbëve, në synimin e saj për të dhënë një pasqyrë se gjoja Kosova nuk prodhon siguri, se është vend i pasigurt, duke u mbështetur në politikën e saj të vjetër, që nis që nga Çubrilloviqi. Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me EULEX-in për shtrirjen e kompetencave në mbarë territorin e vendit,theksoi kryeparlamentari Krasniqi.