Lajmet e fundit
Vizita e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Turqi
, 08.01.2009
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi , i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, mbrëmë është pritur nga zëvendësguvernatori i Stambollit, Feyzullah Ozcan. Me këtë rast është biseduar për çështje të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos për kontributin që mund të japë Stambolli, si qendër e madhe afariste, në aspektin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.