Lajmet e fundit
Anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, priti presidentin e Republikës së
, 08.01.2009
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sabri Hamiti, bashkë me shefat e grupeve parlamentare ka pritur sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i cili shoqërohej nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ylli Bufi dhe një grup deputetësh shqiptarë.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë presidentit Topi, anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, ka shprehur nderimin për gjithë atë që ka bërë Shqipëria për Kosovën.”Ka ardhur koha që raportet ndërmjet dy vendeve tona të thellohen”, ka theksuar Hamiti, duke u shprehur i bindur se do të përmbushen nevojat në rritje për komunikim të ndërsjellë.
Duke folur për klimën parlamentare në Kosovë, Hamiti është shprehur se gjatë vitit të shkuar, për shkak të ngjarjeve të mëdha që ka përjetuar Kosova, ka ekzistuar një konsensus për statusin e vendit, prandaj nuk janë shënuar polarizime partiake.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, që i është rezervuar në Kosovë, është shprehur i lumtur që Kosova po e konsolidon shtetin e saj të pavarur dhe po i përballon me sukses sfidat.
Topi i ka vlerësuar tepër të rëndësishme njohjet e shteteve të ndryshme për Kosovën, sidomos ato të vendeve fqinje, që krijojnë parakushtet për një kërcim nga stabiliteti politik i rajonit në zhvillim solid ekonomik të tij. “ Duhet të futemi në projekte të përbashkëta zhvillimore, sidomos në lëmin e energjetikës, telekomunikacionit dhe të bujqësisë, por edhe në turizëm, përfshirë edhe arkeologjik”, është shprehur presidenti Topi, i cili ka spikatur edhe mundësitë e gjera që ofron larmia gjeografike dhe klimatike e të dy vendeve për prodhim të mbarë dhe furnizimin e tregut.
Në përfundim të takimit, i cili ka kaluar në atmosferë tepër miqësore, Hamiti dhe Topi kanë këmbyer dhurata në emër të institucioneve që i përfaqësojnë.