Lajmet e fundit

Vizita e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Turqi

, 08.01.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron në Turqi në krye të një delegacioni parlamentar të Kosovës, në përbërje: Xhavit Haliti, Eqrem Kryeziu, Ibahim Gashi, Nexhat Daci dhe Xhezair Murat (anëtarë të Kryesisë), si dhe ministri i Ambientit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Krasniqi, Mehmet Hajrizi, ditën e fundit të vizitës bëri disa vizita në monumentet më të njohura kulturore e historike të Stambollit. Delegacioni vizitoi muzeun Aja Sofija, Xhaminë e Sulltan Ahmetit,Ujësjellësin Jerebatan,,Pallatin Tokkapi etj.