Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 20.01.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, nën kryesinë e Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhje në të cilën shqyrtoi Raportin e punës së Komisionit për vitin 2008. Raportin e theksuar njëvjeçar të punës së Komisionit për vitin 2008 e paraqiti kryetarja e Komisionit, Myzejene Selmani.
Në këtë mbledhje, duke folur për punën e Komisionit, zonja Selmani, ndër të tjera, theksoi se, duke u nisur nga plan – programi njëvjeçar aksional, ky komision, e ka realizuar në masë të madhe planin dhe programin e vet të punës. Gjatë vitit të kaluar Komisioni i mbajti gjithsej 27 mbledhje të rregullta, 3 mbledhje të nën komisioneve, 24 mbledhje të grupeve punuese dhe i realizoi gjithsej 3 vizita në teren. Ndër të tjera, ky komision, në kuadër të fushëveprimtarisë së vet, i shqyrtoi gjithsej 10 projektligje, bëri mbikëqyrjen në disa raste të implementimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e po ashtu, në kuadër të fushëveprimtarisë së vet i vizitoi si institucione qendrore, ashtu edhe ato lokale; bashkëpunoi me institucionet ndërkombëtare dhe me përfaqësuesit e tyre dhe, njëkohësisht, zhvilloi edhe punë të tjera në kuadër të veprimtarisë së vet të ngushtë.
Në vazhdim të fjalës së saj, kryetarja e Komisionit, zonja Selmani, ndër të tjera, përmendi që Komisioni gjatë vitit 2008 ka pasur mbledhje punuese me përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe të Telekomunikacionit, të Ministrisë së Energjetikës dhe të Xehetarisë, të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, me përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Energjetikë dhe Xehetari, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe me përfaqësues të AER-it, të NDI-së, të USAID-it, të OSBE-së dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Në fund të mbledhjes, Raporti i punës njëvjeçare të Komisionit për vitin 2008, me disa ndryshime dhe plotësime, u miratua njëzëri nga anëtarët e këtij komisioni.