Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 20.01.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën ishin ftuar edhe shefat e grupeve parlamentare (merrnin pjesë katër prej tyre), ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 29 janar të këtij viti, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Në fillim të seancës Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse në vazhdim do të prezantohet Raporti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2008.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen për herë të parë gjashtë Projektligje: Projektligji për auditimin e brendshëm, ai Për Zonat Ekonomike, Projektligji për rezervat shtetërore të mallrave, ai Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/17 për mbrojtjen e konsumatorëve, Projektligji për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për gazin natyror. Në seancë, ndërkaq, do të vihen për shqyrtim edhe rekomandimet e Komisionit për siguri për Ligjin për gjendjen civile ( i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por i panënshkruar nga PSSP-ja).
Kryesia në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe rekomandimet e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri lidhur me situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa për ndarjen e mjeteve financiare për partitë politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Kryesia, ndërkaq, ka vendosur për shpalljen e konkursit për një anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.