Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejta të njeriut, të drejta gjinore, persona të pagjetur dhe peticione

, 20.01.2009




Komisioni për të drejta të njeriut, të drejta gjinore, persona të pagjetur dhe peticione sot ka mbajt mbledhje nën kryesinë e Ismet Beqirit ku si pikë kryesore të rendit të ditës kishte shqyrtimin e Peticionit të nënshkruar nga oficerët dhe rreshterët e Divizionit të Shërbimit të sigurimit policor të Kosovës.

Përveç anëtarëve të Komisionit, në mbledhjen e theksuar më sipër nori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, përfaqësuesit e Shërbimit Policor të Kosovës si dhe disa pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit Policor të Kosovës si nënshkrues të peticionit të sipërtheksuar.

Mergim Bekteshi, duke folur në emër të nënshkruesve të peticionit tha se përfaqësuesit e Divizionit të Sigurimit Policor të Kosovës e kanë nënshkruar këtë peticion në shenjë të mosknaqësisë se për shkak të Vendimit të Kryetarit të Qeverisë së Kosovës, prej 19.8.2008 Divizioni i Sigurimit Policor i Kosovës nuk ekziston më, por pjesëtarët e këtij Divizioni transformohen, nën kushte të caktuara, në nëpunës të Policisë së Kosovës. Midis këtyre kushteve të caktuara është që pjesëtarët e këtij Divizioni (rreth 500) duhet të ndjekin kursin 12 javor dhe pas dhënies së provimit profesional, të pranohen nëpunës të Policisë së Kosovës. Sipas Vendimit të Kryetarit të Qverisë, këtyre pjesëtarëve nuk u pranohet stazhi i punës si dhe aftësimet dhe gradat e mëparshme. Për këtë arsye, pjesëtarët e Divizionit të Sigurimit Policor të Kosovës kërkojnë t’iu pranohet pervoja e mëparshme, t’iu pranohet aftësimi i mëparshëm, gradat e fituara si dhe të bëhet nivelizimi i të ardhurave të tyre personale.

Duke marrë fjalën në mbledhjen e Komisionit për të drejta të njeriut, të drejta gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti tha se sipas Ligjit të Policisë në Shërbimin Policor të Kosovës ekzistojnë vetëm dy kategori punëtorësh: policët dhe dhe stafi civil, kështu që nuk ekzistom më Divizioni i Sigurimit Policor të Kosovës. Me një trajnim të shkurtuar dhe me një provim të veçantë për këta pjesëtarë, ata në mënyrë automatike mund të bëhen pjesëtarë të SHPK-së. Në vazhdim z. Pajaziti theksoi se nuk është qëllimi dhe dëshira e Ministrisë për Punë të Brendshme dhe e SHPK-së që pjesëtarët e këtij Divizioni t’i largojë nga shërbimi, por qëllimi kryesor është që këta pjesëtarë t’i pranojë në SHPK.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit të përmendur u pajtuan që në lidhje me Peticionin, në mbledhjen e ardhshme të merret një rekomandim dhe që ndërkohë edhe një herë Minsitria për Punë të Brendshme dhe Shërbimi Policor i Kosovës detajisht të njifen me Vnedimin e Kryetarit të Qeverisë së Kosovës dhe në pajtim më këtë, të gjejnë mundësi që sa më parë të dilet nga kjo situatë.
Nga mbledhja e Komisionit për të drejta të njeriut, të drejta gjinore, persona të pagjetur dhe peticione