Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate…
, 21.01.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Ahmet Isufi, u shqyrtua Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës, e cila ka kaluar leximin e parë në Kuvend. Komisioni tashmë ka formuar një grup pune që është duke punuar lidhur me vërejtjet e bëra , qoftë ato që janë bërë në Kuvend, qoftë ato që arrijnë me shkrim në këtë Komision. Me këtë rast, anëtarët e Komisionit u morën vesh edhe për dinamikën e mëtejme lidhur me shqyrtimet dhe amendamentimet e kësaj Rregulloreje.