Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 22.01.2009
Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, i ka paraqitur dy mocione për t’i futur në rend dite të kësaj seance: Që të miratohet Rezoluta kundër krimeve të komunizmit në Kosovë nga viti 1945- 1999, propozim ky që është mbështetur nga shumica e deputetëve, si propozimi që të debatohet në Kuvend lidhur me organizimin e zgjedhjeve në Kosovës, i cili nuk e ka marrë mbështetjen e deputetëve.
Më pastaj, kryeministri Hashim Thaçi ministrat nga kabinetit të tij qeveritar u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.
Në vazhdim deputetët kanë shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për biocide, të cilin edhe e kanë miratuar në parim, kurse e kanë rishqyrtuar Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë.
Duke e shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, shumica e deputetëve i kanë dhënë besimin për këtë pozitë kandidatit Bedri Bahtiri, por jo edhe kandidatit tjetër të propozuar, Nazmi Mustafi.
Deputetët janë pajtuar që të miratohet Rezoluta kundër krimeve të komunizmit në Kosovë nga viti 1945- 1999, por kanë pasur vërejtje në tekstin e ofruar nga Komisioni për Legjilacion dhe Gjyqësi, kurse shefat e grupeve parlamentare kanë shfaqur dallime lidhur më përmbajtjen që duhet ta ketë Rezoluta.
Pas debatit të gjatë në këtë temë, si dhe konsultimeve të kryeparlamentarit Krasniqi me shefat e grupeve parlamentare, është vendosur që deri në seancën e 29 janarit, kur duhet të nxirret për votim rezoluta, teksti i saj duhet të harmonizohet nga shefat e grupeve parlamentare dhe Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi.