Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 23.01.2009
Shqyrtimi i propozim-amendamenteve të grupit punues në Ligjin për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare ishte temë themelore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esad Brajshori, kryetar i Komisionit. Ky ligj ishte aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e kaluar, por për shkak të disa vërejtjeve nga OJQ-të, nuk u nënshkrua nga ana e PSPP-së. Shih për këtë, ky ligj i nënshtrohet procedurës së re të shqyrtimit dhe aprovimit. Për këtë Ligj janë organizuar dy dëgjime publike dhe është mbajtur një seminar për t’ u njohur më për së afërmi me vërejtjet e subjekteve, veprimtaria e të cilave ndërlidhet me këtë Ligj. Mbi bazën e këtyre vërejtjeve dhe shqyrtimeve grupi punues kishte bërë amendamentimet dhe ia ka propozuar Komisionit për miratim. U tha se grupi punues ishte unik gjatë hartimit të këtyre amendamenteve.
Pas leximit nen për nen, amendamentet u përkrahën nga ana e Komisionit. U vlerësua se me këto amendamente ky ligj do të mundësojë rregullimin e funksionimit të OJQ-ve, si dhe raportin e tyre me mekanizmat përkatës të shtetit.