Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 23.01.2009
Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga znj. Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, në takimin dy ditor që po mbahet në hotel “Gorenje” në Prishtinë, është duke e analizuar pikë për pikë projektplanin e veprimi të Kuvendit për sfidat e dala nga Raporti i progresist 2008, si dhe Planin e punës së Komisionit për Integrime Evropiane.
Duke e hapur takimin e Komisionit, në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të asociacionve vendore dhe ndërkombëtare që e mbështesin punë e Komisionit dhe të Kuvendit të Kosovës drejt përmbushjes së objektivave, znj. Hundozi ka theksuar se pas publikimit të Raportit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, Komisioni për Integrime Evropiane ka marrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës për të qenë kreator i politikave të legjislativit drejt proceseve të integrimeve evropiane, si dhe për të hartuar planin e veprimit për këtë synim, i cili pasi të miratohet në Kuvend do të jetë Plan i veprimit të Kuvendit.
Duke iu përgjigjur të 110 sfidave për institucionet e Kosovës, sidomos për Kuvendin e Kosovës, që dalin nga Raporti i progresit për Kosovën, në Planin e veprimit janë përcaktuar mbi 23o veprime konkrete të komisioneve parlamentare, të Kryesisë së Kuvendit dhe të Sekretarisë, me realizimin e të cilave do të përmirësohet vlerësimi i Komisionit Evropian për institucionet e Kosovës.
Ndër veprimet e domosdoshme dhe më me peshë përmendet strategjia e qartë legjislative e Qeverisë së Kosovës dhe harmonizimi i kësaj strategjie edhe me Kuvendin e Kosovës, transparenca e punës së institucioneve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, të minoriteteve, të grave, fëmijëve, hapja ndaj shoqërisë civile etj., kurse si prioritete kryesore janë përmendur: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar, çështja e pjesës veriore të Kosovës, integrimi i minoriteteve dhe çështjet ekonomike të Kosovës.
Për realizimin e të gjitha veprimeve të parapara është përcaktuar edhe afati kohor i realizimit të tyre, si dhe bartësit e përgjegjësive. Në këtë vështrim është kërkuar raportim i rregullt (një herë në tre muaj) të zvënskryeministrit, përgjegjës për çështjet e integrimeve evropiane.
Pas miratimit të Planit të veprimit të Kuvendit, Komisioni do t’i raportojë seancës plenare një herë në tre muaj për progresin e arritur të institucioneve të Kosovës në fushën e integrimeve evropiane.
Ky plan dhe veprimet që parashihen të merren, do të jenë nxitëse për institucionet e Kosovës që të punojnë në mënyrë më efikase dhe të përshpejtuar për t’i arritur qëllimet strategjike në planin e integrimit në strukturat euroatlantike, është thënë në takim.
Komisioni gjatë takimit dyditor të tij do të përgatisë edhe tekstin e në Rezolute për prioritetet e Kosovës për vitin 2009 për integrim në Bashkimin Evropian, e cila do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit për ta nxjerrë për miratim në Kuvend.