Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 26.01.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin nr. L-016/1 për Ushqimin me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, Projektligjin nr. 03/L-024/ për Vlerësimin strategjik mjedisor me Raportin komisionit funksional - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe planifikim Hapësinor,me amendamente,Projektligjin nr. 03/L-025/ për Mbrojtjen e mjedisit me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, si dhe Projektligjin nr. 03 L-015/ për Vlerësimin e ndikimit në mjedis me Raportin e komisionit funksional -Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor,me amendamente.
Pas debatit Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për shqyrtim të dytë në Kuvend (miratim).
Në vijim Komisioni miratoi edhe Rekomandimet lidhur me procesimin e listës së pagave të agjencioneve të pavarura.