Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Intersat e Komuniteteve dhe Kthim

, 27.01.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Bojan Stojanoviç, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje: Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-20 për kërkesat teknike të produkteve dhe vlerësimin e konformitetit me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me emandamente, si dhe Projektligjin nr.03/L- 024 për vlerësimin strategjik të mjedisit me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me amendamente.

Anëtarët e Komisionit njëzërit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Intersat e Komuniteteve dhe Kthim