Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 27.01.2009




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Sadik Idriz, sot mbajti mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte përgatitjet për organizimin e diskutimit publik për monitorimin e zbatimit të Ligjit për veprimtarinë private në shëndetësi. Anëtarët e Komisionit morën vendim që ky diskutim publik të mbahet në datë 04.02.2009, me fillim në orën 11:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe në të njëjtën të ftohen rreth 20 pjesëmarrës.

Po në të njëjtën mbledhje të Komisionit, duke e shqyrtuar ankesën e pronarit për prodhimin e prodhimeve farmaceutike,, New- Co Farmakos'' nga Prizreni, u mor vendim që, në njërën nga mbledhjet e ardhshme të këtij Komisioni, të ftohen përfaqësuesit e Agjensionit për Prodhimet Medicinale të Kosovës, përfaqësuesit e Ministrisë për Shëndetësi, si dhe përfaqësuesit e Fabrikës së barërave ,, New- Co Farmakos'' nga Prizreni, në mënyrë që ata t'i paraqesin pikëpamjet e veta për këtë rast.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale