Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 27.01.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke konkluduar se janë përmbushur kushtet për zgjedhjen e tij. Kryesia ka vendosur që në seancën e parë të muajit shkurt ta radhisë në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Kryesia ka shqyrtuar Strategjinë Legjislative të Qeveris së Kosovës për vitin 2009, në të cilën janë paraparë 104 projktligje, që duhet të hartohen nga ministritë përkatëse, në afatin e përcaktuar kohor. Kryesia ka vendosur që secili komision parlamentar i Kuvendit ta përgatisë programin e tij të punës konform kësaj strategjie legjislative dhe të ligjeve që duhet t’i shqyrtojnë si komisione funksionale. Kryesia, ndërkaq, ka autorizuar sekretarin e Kuvendit që në bazë të kësaj strategjie dhe programeve të komisioneve parlamentare ta përgatisë për Kryesinë një plan të punës së Kuvendit për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve, i cili duhet të aprovohet nga seanca.
Po në këtë mbledhje të Kryesisë është shqyrtuar përgjigja e Qeverisë së Kosovës në mocionin e gjashtë deputetëve lidhur me hartimin e Projektligjit kundër dhunës në familje, në të cilën thuhet se projektligji në fjalë është paraparë në Strategjinë Legjislative të Qeveris së Kosovës për vitin 2009.
Anëtarët e Kryesisë kanë marrë njoftimet individuale të deputetëve të PDAK-së, Etem Arifi dhe Hazife Hajdini, për anëtarësim në Grupin Parlamentar të SLS-së.