Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti zëvendës drejtoreshën e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, Cihan Sultanoglu
, 27.01.2009
Thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, si dhe agjensioneve të tjera që veprojnë në kuadër të OKB-së, duke u mbështetur edhe në Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit, ishte temë themelore e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi me znj. Cihan Sultanoglu, zëvendës asistente e Administratorit dhe zëvendës drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, me bazë në Nju- Jork, si dhe me z. Frode Mauring, koordinator për zhvillim të agjensioneve të OKB-së dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi në fillim i njohu mysafirët me nevojat e Kuvendit për të harmonizuar Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit dhe përfshirjen sociale në agjendën për integrim evropian. Në këtë vështrim Kuvendi ka nevojë që të jetë pjesëmarrës në forumet ndërkombëtare, tha kryeparlamentari Krasniqi. Ai pastaj foli edhe lidhur me nevojat që kanë komisionet dhe grupet parlamentare për të gëzuar ndihmë në punët e tyre, si dhe për ndihmën e nevojshme në procesin e artikulimit të nevojave lidhur me ndarjen e e fondeve nga Komisioni Evropian. (IPA). Në vijim kryeparlamentari Krasniqi foli edhe lidhur me sfidat e Kuvendit të Kosovës për monitorimin e progresit të Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit, siç kërkohet edhe nga Rezoluta për Deklaratën e Mijëvjeçarit. Kosova, tha kryeparlamentari Krasniqi e ka nënshkruar Deklaratën e Mijëvjeçarit dhe angazhohemi që të jemi pjesë aktive e saj. Në takim u bë fjalë edhe për Letrën e Bardhë, e cila përfshin problemet sociale në Kosovë. Këtë projekt do ta ndihmojë UNDP-ja, ndërsa pritet që së shpejti ta miratojë Kuvendi i Kosovës.
Një tjetër sfidë për institucionet e Kosovës,tha në vijim kryeparlamentari Krasniqi, do të jetë edhe regjistrimi i popullsisë, i amvisërive dhe banesave.
Znj. Cihan Sultanoglu uroi kryeparlamentarin Krasniqi për nënshkrimin e Deklaratës së Mijëvjeçarit, duke u zotuar njëherësh se do të angazhohet për ndërtimin e e kapaciteteve të duhura në Kosovë, sidomos në trajnimin e stafit, i cili do të angazhohet në sendërtimin e synimeve që dalin nga kjo Deklaratë. Z. Moring, pasi shprehu vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet agjensioneve që veprojnë në kuadër të OKB-së dhe Kosovës, theksoi se do të angazhohet për shpejtimin e punëve që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë në Kosovë.