Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Sindikatës së RTK-së

, 28.01.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Sindikatës së RTK-së, të kryesuar nga Gazmend Elshani. Me këtë rast,z. Gazmend Elshani e njoftoi kryeparlamentarin Krasniqi lidhur me gjendjen aktuale në Radiotelevizionin e Kosovës. Delegacioni i sindikatës shtroi kërkesën që Kuvendi i Kosovës të rregullojë me Ligj çështjen e financimit të RTK-së. Po kështu, ky delegacion kërkoi që Kuvendi i Kosovës të thërrasë në interpelancë Bordin e RTK-së. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, premtoi se në kuadër të kompetencave, Kuvendi do të angazhohet që nëpërmjet komisionit përkatës të bëjë një ligj sa më modern dhe në pajtim me përvojat më të mira nga Rajoni.
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Sindikatës së RTK-së