Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 28.01.2009
Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, miratoi sot Projektplanin e veprimi të Kuvendit për sfidat e dala nga Raporti i progresist 2008, i cili ishte shqyrtuar pikë për pikë dhe plotësuar në një takim dyditor të komisionit në fund të javës së kaluar.
Projektplani i veprimit u përgjigjet të 110 sfidave për institucionet e Kosovës, sidomos për Kuvendin e Kosovës, që dalin nga Raporti i progresit për Kosovën. Në këtë Plan janë përcaktuar mbi 23o veprime konkrete të komisioneve parlamentare, të Kryesisë së Kuvendit dhe të Sekretarisë, me realizimin e të cilave do të forcohej demokracia në Kosovë dhe do të përmirësohej vlerësimi i Komisionit Evropian për institucionet e Kosovës.
Komisioni, në po këtë mbledhje, ka përfunduar tekstin e Rezolutës për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, nëpërmjet së cilës do të konfirmohet orientimi strategjik dhe kosensual i të gjitha grupeve parlamentare për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe do të intensifikohen raportet me institucionet e BE-së.
Kjo rezolutë, e cila do të miratohet në Kuvendin e Kosovës (në njërën nga seancat e ardhshme), do t’u dërgohet instancave më të larta të Bashkimit Evropian, kryetarëve të shteteve anëtare të BE-së, si dhe krerëve institucionalë të Kosovës.
Komisionit për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme, ka miratuar edhe planin e punës për këtë vit.