Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 29.01.2009
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, deputetët kanë shqyrtuar Raportin e Qeverisë së Kosovës për vitin 2008, të cilin e ka prezantuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pasi ka falënderuar deputetët për mirëkuptim në kërkesën e Qeverisë për të prezantuar raportin e punës në Parlament, kryeministri Thaçi ka theksuar se Qeveria e mirëpret edhe debatin lidhur me raportin.
Nëpërmjet këtij raporti vjetor, Qeveria e Republikës së Kosovës po paraqet punën dhe arritjet e saj dhe popullit të Kosovës drejt realizimit të synimeve dhe objektivave: një Kosovë – shtet i të gjithë qytetarëve, një Kosovë – të zhvilluar në përputhje me parimet demokratike.
Një Kosovë– me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm; një Kosovë – shtet demokratik i sundimit të ligjit, një Kosovë – shoqërie shumetnike, një Kosovë – të përkushtuar drejt proceseve për integrime evropiane, euroatlantike dhe mekanizma tjerë ndërkombëtar, nëpërmjet përmbushjes së kushteve dhe standardeve më të larta të përgjegjësisë dhe të transparencës, ka thënë Thaçi, i cili ka theksuar klimën pozitive të koalicionit qeverisës dhe të një menaxhimin e suksesshëm të proceseve për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme të sigurt evropiane.
Qeveria e Kosovës arriti ta menaxhojë sfidën më të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës, duke i përmbyllur suksesshëm ambiciet shekullore për liri dhe pavarësi dhe duke përfaqësuar e respektuar vullnetin e popullit me shpalljen e Kosovës-shtet i pavarur, sovran, dhe demokratik më 17 shkurt të vitit 2008, ka thënë kryeministri duke vënë në pah se merita për Pavarësi të Kosovës i takon gjithë qytetarëve të Kosovë, më tepër se çdo kontributi individual apo partiak dhe duke shtuar se e vlerëson sakrificën e çdo qytetari për bërjen e Kosovës Shtet.
Thaçi ka folur edhe për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, simbolet shtetërore të Kosovës, të cilat, përfaqësojnë unitetin shtetëror dhe qytetar të vendit tonë, si dhe për vullnetin përfundimtar të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe për raportet e përhershme e të shkëlqyeshme me Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të përkushtimit të Qeverisë për integrim në BE, do të vazhdojë konsolidimi i institucioneve qeveritare për të përmbushur kriteret e demokratike: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe standardet evropiane.
Pastaj Thaçi ka numëruar rezultatet e arritura nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2008, si dhe reformat e gjithanshme në të gjitha fushat.
“Kosovën e gjetëm në terr, rrugë me baltë, nxënësit në kontejnerë, biznesin të pambrojtur, të shantazhuar e të ndëshkuar nga politika. Kosova ishte në nivelin më lartë për shkallën e korrupsionit në rajon. Mitrovica ishte lënë pas dore me fare pak interesim apo përgjegjësi shtetërore. Uniteti qytetar dhe politik duhej të avancohej”, ka thënë Thaçi pohuar se Qeveria e Republikës së Kosovës i është përgjigjur kërkesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe është vënë në shërbim të tyre për të udhëhequr politika të përgjegjshme dhe transparente.
Këto politika e çojnë Kosovën drejt një rritjeje me të shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike, krijimit të vendeve të reja të punës, një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, ka theksuar kryeministri duke u shprehur i bindur se këto politika kanë reflektuar në përmirësimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve.
Prioritet parësor i Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë intensifikimi i zhvillimit ekonomik. Rritja ekonomike do të realizohet përmes intensifikimit të investimeve, privatizimit të mëtejshëm dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve publike, shtimit të aftësisë konkurruese të ekonomisë dhe rritjes së eksportit.
Është shenjë shumë inkurajuese që rritja ekonomike në Kosovë është rreth 6% , ose dyfishi i rritjes ekonomike nga viti paraprak, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka aplikuar politika që synojnë: rritjen ekonomike, uljen e shkallës së papunësisë, përmirësimin e kushteve sociale dhe zvogëlimin e varfërisë.
Në mënyrë që të jetë konkurruese me vendet e rajonit, Qeveria e Kosovës ka punuar në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Kryeministri ka pohuar se Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e fokusuar ne këto fusha: Sundimi i Ligjit, Transporti, Energjia dhe Minierat, Edukimi, Bujqësia, Politikat Tatimore dhe Administrimi, si dhe Sektori Financiar.
Duke folur për procesin e privatizimit në Kosovë, të cilin e ka vlerësuar të suksesshëm , Thaçi ka shprehur besimin që privatizimi i Distribucionit të KEK-ut, do të shërbejë si një tregim suksesi për përfshirjen e kapitalit privat në zhvillimin e sektorit energjetik, dhe do të mundësojë investimet e mëtutjeshme private në miniera dhe gjenerim, duke përfshirë këtu edhe Kosovën e Re, duke u bërë model për të tërhequr shumë kompani ndërkombëtare private për të investuar në Kosovë.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e zotuar për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit energjetik dhe të ekonomisë kosovare në përgjithësi, duke i numëruar në vazhdim projektet energjetike si Hidrocentrali Zhur, Termocentralit Kosova e Re, pastaj rritjen e konsiderueshme të kapaciteteve gjeneruese të energjisë.
Në vazhdim Thaçi ka theksuar se prioritet i Qeverisë është sundimi i ligjit, dhe në veçanti përmirësimi i efikasitetit të sistemit gjyqësor, luftimi kundër dukurive negative, korrupsionit, krimit të organizuar dhe të ekonomisë joformale, në tërësi është meritë e të gjithëve.
Në sektorin e arsimit, ka ndodhur përmirësimi i vazhdueshëm dhe intensiv i infrastrukturës shkollore, programet mësimore bazë në të gjitha nivelet, përmirësimi i metodave të vlerësimit, fillimi i procesit të certifikimit për mësimdhënësit dhe zgjerimi i përdorimit të Teknologjisë Informative në shkolla.
Ai ka folur edhe për suksese në sektorin e bujqësisë, për procesin e decentralizimit dhe të drejtat e komuniteteve dhe kthimi i qëndrueshëm i personave të zhvendosur brenda vendit.
Ndër sukseset Thaçi ka numëruar edhe themelimin e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës, veprimet rreth themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Reformën e Administratën Publike, Menaxhimin e Financave Publike, Luftimin e Korrupsionit, Përmirësimin e ekzekutimit të shpenzimeve kapitale, etj.
“Viti 2008 ishte viti i suksesit të institucioneve dhe popullit të Kosovës. Viti 2009 zotohemi që do të jetë viti i thellimit të suksesit të vendit tonë”, ka thënë kryeministri Thaçi në fund të prezantimit para deputetëve të Raportit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2008 .
Në debatin e gjerë parlamentar lidhur me Raportit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2008, deputetët nga radhët e pozitës e kanë vlerësuar shumë të suksesshme punën e Qeverisë, kurse ata nga radhët e opozitës kryesisht e kanë pohuar të kundërtën, madje kanë bërë edhe akuza për keqqeverisjeje, të cilave në formë replike u janë përgjigjur edhe zëvendëskryeministrat, Ramë Manaj dhe Hajredin Kuçi, si dhe ministri Fatmir Limaj.