Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 30.01.2009




Raporti për gjendjen e sigurisë në Kosovë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës dhe çështja e procesit të shpërbërjes se TMK-së dhe ngritjes se FSK-së ishin tema themelore të mbledhjes së sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të kryesuar nga Rrustem Mustafa. Lidhur me këto tema ishin ftuar të flasin ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti. Shtruarja e këtyre çështjeve në këtë komision bëhej në kuadër të vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet këtij komisioni dhe institucioneve të sigurisë, e motivuar edhe nga nisma për të hartuar një raport për këto segmente të sigurisë, i cili do të prezantohej në Kuvend.

Në fjalët e tyre ministri Pajaziti dhe drejtori Ahmeti paraqitën një pasqyrë të thukët të situatës së sigurisë në Kosovë, sendërtimit të funksionit kushtetues të policisë, si dhe të punës dhe aktiviteteve të policisë, që ndërmerren në bashkëveprim me EULEX- in, për të shtrirë aktivitetin në mbarë territorin e Kosovës, posaçërisht kur është fjala për veriun e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri