Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Luginës së Preshëvës
, 30.01.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të Luginës së Preshevës, të prirë nga z. Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit . Në përbërje të delegacionit ishin edhe Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanovcit, Nader Sadiku, kryetar i Komunës së Preshevës dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës. Në prononcimin para medieve kryeparlamentari Krasniqi tha se gjatë këtij takimi nga delegacioni është njoftuar për zhvillimet më të fundit në Preshevë që kanë të bëjnë me arrestimet e 10 shqiptarëve. Përkitazi më këtë ai tha:” Shqetësimet i kemi ngritur edhe me parë. Natyrisht tani e kemi edhe më të qartë se cili është qëllimi i këtyre arrestimeve, përkatësisht pse u bënë këto arrestime”. Në vijim kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo që ka ndodhur në Preshevë është vazhdimësi e politikës së vjetër serbe, e cila është ndërprerë në vitin 1999, e sidomos nga largimi i Milosheviqit nga pushteti. “Ne dëshirojmë që në gjithë Rajonin të këtë paqe dhe siguri, që politika e Beogradit të heqë dorë përfundimisht nga presioni, dhuna dhe dëbimi”. Në vazhdim z. Krasniqi tha se politika e Beogradit duhet të orientohet drejt krijimit të hapësirave demokratike për shqiptarët, që ata të jetojnë pa përjetuar dhunë dhe në siguri të plotë. Ai pastaj iu drejtua udhëheqjes dhe gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh që ata të qëndrojnë fuqishëm në trojet e tyre. Po kështu, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos BE-së dhe SHBA-ve për të bërë presion që dhuna e regjimit të Beogradit e fundvitit 2008 të ndërprehet.
Jonuz Musliu me këtë rast theksoi se gjendja në Preshevë është më e tensionuar se më parë. Pasiguria e qytetarëve është shtuar sidomos pas arrestimeve të 10 qytetarëve të pafajshëm më 26 dhjetor 2008. Serbia, tha në vijim Musliu, nuk dëshiron paqe, megjithëse me faktorin ndërkombëtar kishte arritur një marrëveshje në vitin 2001. Shqiptarët nuk kanë shtëpi tjetër pos trojeve tyre në të cilat jetojnë. Shihet qartas se në skenë paraqitet praktika e vjetër serbe në krye me ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daqiq, i cili po e vazhdon rrugën e Milosheviqit. Serbia duhet t’ i lërë shqiptarët të qetë për të ndërtuar jetën demokratike , ashtu si veprohet me të drejtat e serbëve në Kosovë, theksoi Musliu.