Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 30.01.2009
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në vazhdim të seancës plenare të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar sot (për herë të parë) gjashtë projektligje.
Projektligjin për auditimin e brendshëm, e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, Projektligjin për Zonat Ekonomike dhe atë për Rezervat shtetërore të mallrave, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/17 për mbrojtjen e konsumatorëve, i ka prezantuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.
Të gjitha këto projektligje janë miratuar në parim. Janë përcaktuar, ndërkaq edhe komisionet parlamentare funksionale, të cilat do të merren me amendamentimin e tyre deri në shqyrtimin e dytë.
Vëmendje më e madhe e deputetëve, ndërkaq, i është kushtuar Projektligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, të cilin e ka prezantuar ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi. Megjithëse ka pasur shumë vërejtje në mospërfshirjen e duhur të materies që e rregullon, por edhe për teknikën e hartimit, projektligji është miratuar me shumicë votash të deputetëve.
Për mungesë kuorumi nuk është votuar për Projektligjin për gazin natyror, të cilin e ka prezantuar ministri Zharku.
Seanca i vazhdon punimet ditën e hënë, për ta votuar këtë projektligj dhe për të shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri dhe të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për Ligjin për gjendjen civile.