Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 03.02.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shtatë shefa të grupeve parlamentare, në mesin e të cilëve edhe Slavisha Petkoviq, shef i GP “Zjedno”, ka vendosur që seanca e rregullt e Kuvendit të mbahet më 12 shkurt, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Në fillim të seancës Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse në vazhdim do të zgjedhet Avokati i Popullit (sipas Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi).
Më pastaj do të procedohet me rishqyrtimin e ligjeve dhe me shqyrtimin e projektligjeve. Do të rishqyrtohet Ligji për Avokatinë nr.03/L-117 (i kthyer nga Presidenti), si dhe Ligji për lirinë e asocimit në organizatat joqeveritare nr. 03/L-134 (sipas procedurës së veçantë), kurse për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim te konformitetit. Nëse, ndërkaq, arrin t’i amendamentojë me kohë komisioni funksional, do të nxirren për shqyrtim dhe miratim edhe Projektligji për ushqimin dhe Projektligji për vlerësimin strategjik mjedisor.
Si pikë e fundit e fundit e rendit të ditës së kësaj seance është radhitur debati parlamentar për vendimin e Presidentit të Kosovës lidhur me zgjedhjet parlamentare (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së).
Në mbledhjen e sotme Kryesia ka shqyrtuar edhe kërkesën e Qeverisë për tërheqjen nga procedura parlamentare të Planit Hapësinor të Kosovës, si dhe Mocionin e gjashtë deputetëve lidhur me nismën për ndryshmin e Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës nr.03/L-084.
Kryesia ka vendosur që më 17 shkurt Kuvendi të mbajë seancë solemne në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, si dhe ka shqyrtuar përgatitjet për këtë seancë.