Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 04.02.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua draft plani i punës së komisionit sipas strategjisë legjislative të Qeverisë së Kosovës për vitin 2009. Ndër objektivat kryesore të këtij Komisioni do të jenë angazhimi në shqyrtimin e ligjeve që procedohen në Kuvend, si dhe monitorimi i zbatimit të ligjeve të aprovuara. Gjatë debatit u tha se duhet të kërkohen sqarime nga Qeveria e Kosovës lidhur me disa ligje , të cilat ishin paraparë të hynin në procedurë gjatë vitit 2008, por kjo nuk ndodhi .
Pas vërejtjeve Komisioni miratoi në parim planin e sivjetshëm të punës.
Pas vërejtjeve Komisioni miratoi në parim planin e sivjetshëm të punës.