Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor

, 06.02.2009




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga zonja Selvije Halimi- anëtare, sot mbajti mbledhje, ku si pikë kryesore ishte shqyrtimi i Projektligjit për tokën ndërtimore, privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje të Komisionit, para fillimit të diskutimit për pikën kryesore të rendit të ditës, përfaqësuesi i Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, i njoftoi anëtarët e Komisionit se kjo Ministri, projektligjin e përmendur më lartë, e ka tërhequr nga procedura.

Po në të njëjtën mbledhje, duke e shqyrtuar Projektligjin për shfrytëzimin, qeverisjen me pasurinë e përbashkët të ndërtesave, u mor vendim që të formohet grupi i punës prej tre anëtarësh, e cila në periudhën prej 5 ditësh, duhet të hartojë raportin në lidhje me këtë projektligj dhe si të tillë, qysh në mbledhjen e parë, t’ia dërgojë për shqyrtim Komisionit.
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor