Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 10.02.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës,të kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, u bë shqyrtimi i Projekt-strategjisë kundër korrupsionit 2009-2011, Ligjit për tubimet publike, i cili është rikthyer në procedurë shqyrtimi dhe amendamentimi në Kuvend,si dhe i raporteve të paraqitura në këtë Komision nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë dhe Policia e Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes u miratua Raporti i punës së Komisionit për vitin 2008, si dhe plani i punës për vitin 2009.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri