Lajmet e fundit

Telegram urimi i kryeparlamentarit Krasniqi me rastin e Ditës së Pavarësisë

, 16.02.2009




Ky përvjetor i parë i Pavarësisë, Republikën e Kosovës e gjen me të arritura historike si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kosova e vuajtjeve të shumta e të gjata, është bërë atdheu i qytetarëve të saj të lirë, të lumtur e të barabartë, shteti ynë sovran e demokratik, tashmë i njohur ndërkombëtarisht.

Në këtë ditë kremteje, me krenari dhe pietet kujtojmë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vepra dhe gjaku i tyre do të jenë në themelet e të sotmes dhe të ardhmes së ndritur të Kosovës sonë të dashur.

Sot, institucionet dhe qytetarët e Kosovës u shprehin edhe njëherë mirënjohjen e tyre të thellë të gjithë miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA, BE dhe NATO-n, për ndihmën e pakursyer në proceset me të cilat vendi ynë arriti në këtë përvjetor të lavdishëm.

Prishtinë, më 16 shkurt 2009

Jakup Krasniqi