Lajmet e fundit
Krypalamentari Krasniqi priti sot shefin e ICO-së, Pieter Faith
, 16.02.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Pieter Faith, i cili njëherësh është dhe shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe ka biseduar me të për zhvillimet në Kosovë dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë.
Zoti Faith e ka uruar kryeparlamentarin Krasniqi për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar si një vit shumë të mbarë për të gjitha etnitetet në Kosovë. Ai me këtë rast ka theksuar se Kosova edhe më tej do ta ketë mbështetjen e BE-së dhe të komunitetit ndërkombëtar. Jam impresionuar me të arriturat e Kuvendit, ka thënë Faith, i cili është shprehur se pas fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, zonja Doris Pack dhe europarlamentarë të tjerë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kuvendin dhe kreun e saj.
Kryeparlamentar Krasniqi e ka falënderuar z. Faith për urimet dhe për fjalët e tij të mira të thëna në Parlamentin Evropian. Jemi të vetëdijshëm se sukseset tona i atribuohen edhe mbështetjes së BE-së, të SHBA-ve dhe mbështetjes suaj, ka thënë Krasniqi, duke u shprehur i bindur se falë punës me përkushtim të institucioneve tona dhe mbështetjes të bashkësisë ndërkombëtare, demokracia në Kosovë do të përsoset.
“Ne po ndërtojmë një shtet demokratik, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallime etnike, race apo feje”, është shprehur kreu i Kuvendit të Kosovës.
Në takim është folur edhe për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendjeje se gjykatës të saj duhet të zgjidhen kandidatë me bagazhin më të mirë profesional dhe moral.