Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 19.02.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga zonja Myzejene Selmani- kryetare e Komisionit, sot mbajti mbledhje ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte: shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/17, në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Tregti dhe Industri.
Në këtë mbledhje, pas një diskutimi të shkurtë, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Po në të njëjtën mbledhje, nën pikën të ndryshme, anëtarët e Komisionit miratuan edhe Rekomandimin përkitazi me zbatimin e Marrëveshjes me organizatën e CEFTA-s. Sipas rekomandimit të miratuar, anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ministria për Tregti e Industri kërkojnë, që urgjentisht të ndërmarrin masa resiproke për të gjitha ato shtete, të cilat nuk e respektojnë Marrëveshjen e nënshkruar të Republikës së Kosovës me organizatat e CEFTA-s.