Lajmet e fundit
Fjala e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës
, 17.02.2009
President Sejdiu,
Kryeministër Thaçi,
Kryetar i Kuvendit Krasniqi,
të nderuar ministra,
të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,
Është nder i veçantë të ju drejtohem nga kjo tribunë e Kuvendit të Kosovës që është selia e degës ligjvënëse të qeverisë së Kosovës.
Kjo është shtëpi e popullit, shtëpia e fjalës së lirë dhe debatit rreth të gjitha çështjeve politike të ditës, duke pasur parasysh interesin e gjerë shtetëror.
Jemi mbledhur këtu në këtë kuvend, për ta shënuar përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës.
Viti që sapo kaloi ka shënuar data historike dhe të arritura të rëndësishme.
Sot një vit, më 17 shkurt 2008, me miratimin e Deklaratës së saj të Pavarësisë, Kosova iu bashkua familjes së kombeve si një shtet i pavarur dhe sovran.
Në thelbin e Deklaratës suaj të Pavarësisë, ju të zgjedhurit politikë legjitimë të Kosovës, dhatë zotimin tuaj për zbatimin e Planit të Ahtisaarit, pra të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGjSK).
Ky përvjetor ka domethënie të veçantë për ju - dhe për mua.
9 prilli 2008 ishte një tjetër ditë historike e shtetit tuaj të ri, kur i morët parimet të cilat i shprehët në aktin tuaj themeltar - dëshirën tuaj për pajtim, përkushtimin tuaj për diversitet dhe devotshmërinë tuaj për demokraci – dhe i rrënjosët në aktin më të lartë ligjor, në Kushtetutë.
E kisha për nder që t’iu drejtohesha edhe atë ditë.
Gati dy muaj më vonë, më 15 qershor, në fuqi hyri akti më i lartë juridik i Kosovës dhe së bashku me të u dekretua një pako legjislative që del nga PGjSK-ja, duke përfshirë ligjet për ndërtimin e institucioneve të shtetit të ri dhe disa nga masat më të avancuara evropiane për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
Në ketë rrugëtim unë kam qenë bashkë me ju. Unë ju përshëndes për këto përpjekje dhe për tërë përparimin që është arritur gjatë vitit të kaluar.
9 dhjetori shënoi një tjetër ditë të rëndësishme për Republikën – shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.
Ardhja e tyre shënoi fillimin e një epoke tjetër në historinë e Kosovës.
Uroj që puna e tyre në partneritet me ju për ta fuqizuar sundimin e ligjit në këtë vend të ju sjellë sa më afër të ardhmes suaj evropiane.
Derisa sot po përfundon viti i parë i shtetësisë së Kosovës, le të jetë kjo një ditë që shënon një fillim të ri, një përkushtim i ri ndaj zotimeve të bëra në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë për ta ndërtuar një demokraci shumetnike, “një shtëpi për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
Tani që Kosova po e fillon vitin e saj të dytë si shtet i pavarur, le të vazhdojmë përpjekjet tona si partnerë që ta bëjmë këtë vit një vit të të arriturave të mëtutjeshme sa i përket stabilitetit, pajtimit dhe reformave.
• Së pari, le të punojmë për stabilitet, duke u bazuar në sundimin e ligjit, në garantimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët e Kosovës. Një shtet pa ndërhyrje nga jashtë.
• Le të zotohemi, ashtu siç ceket edhe në Deklaratën e Pavarësisë, që të kaluarën ta trajtojmë “në një frymë të pajtimit dhe faljes”. Le të na frymëzojë kjo frymë që ta çmojmë pasurinë gjuhësore, trashëgiminë fetare dhe kulturore të Kosovës, si dhe t’i zbatojmë në tërësi ligjet që ju i keni miratuar për t’i siguruar këto.
• Së fundmi, le të zotohemi së bashku për reforma të themelta, që janë punë e përditshme e çdo demokracie, me qëllim të krijimit të një transparence dhe llogaridhënieje të plotë.
Sa i përket ekonomisë, unë ju bëjë thirrje ta përmirësoni gjendjen socio-ekonomike të të varfërve dhe grupeve në gjendje të rëndë. Privatizimi i ndërmarrjeve kryesore publike do të jetë një mesazh i fortë për seriozitetin e perspektivës suaj evropiane. Në lidhje me reformat në qeverisje, porosia ime është e qartë: le të punojmë së bashku që ta bëjmë procesin e decentralizimit të suksesshëm, si me anë të formimit të komunave të reja në bazë të PGjSK-së ashtu edhe me bartjen e autoritetit shtesë qeverisës te të gjitha komunat.
Nga ky proces, sipas traditës së qeverisjes lokale në Evropë dhe Amerikë, do të përfitojnë të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës.
Në përmbyllje, më lejoni të ju falënderoj për privilegjin që më dhatë t’i drejtohem kësaj salle në një ditë kaq të veçantë.
Dhe më lejoni t’ua shpreh urimet e mia më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Kosovës përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Uroj që puna juaj në Kuvend dhe e jona së bashku të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës si shtet shumetnik, demokratik, i lirë, i begatë dhe paqësor. Urime ditëlindjen e Republikës!
Urime!