Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transpoert dhe Telekomunikacion

, 23.02.2009




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga zonja Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhje ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/5, në lidhje me tregtinë me naftë dhe derivatët e naftës në Kosovë.

Në këtë mbledhje, pas një diskutimi të shkurtë për këtë projektligj, anëtarët e Komisionit e përkrahën në parim procedimin e tij të mëtutjeshëm për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Po në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe Ligjin Për shpronësimin. Në fund të kësaj pike të rendit të ditës, me disa ndryshime e plotësime, anëtarët e Komisionit morën vendim që, ky Ligj t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila në njërën nga mbledhjet e ardhshme do të marrë vendim për radhitjen e këtij ligji në rendin e ditës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transpoert dhe Telekomunikacion