Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 25.02.2009
Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi Strategjinë antikorrupcion , duke e miratuar atë në parim, por me kusht që këtij dokumenti në të ardhmen t’i bashkëngjitet edhe Plani i veprimit.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe fushëveprimi i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.
Është diskutuar, ndërkaq, edhe procesi i shpërbërjes se TMK-së dhe i ndërtimit të FSK-së. Komisioni ka vendosur që të hartojë një listë me rekomandime, për t’iu drejtuar institucioneve relevante në mënyrë që ky proces të përfundojë në mënyrë sa më të mirë.