Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 26.02.2009
Para se të miratohej rendi i ditës i seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, disa deputetë nga grupet parlamentare të opozitës kanë kërkuar që të debatohej për grevën e punonjësve të shëndetësisë, por duke qenë se kërkesa nuk është shtruar në afatin e duhur dhe me shkrim, ajo nuk është votuar fare.
Në vazhdim ministrat e kabinetit qeveritar: Enver Hoxhaj, Justina Pula-Shiroka, Idriz Vehapi, Mahir Yagcilar, Nekibe Klemendi dhe Ahmet Shala u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë.
Në këtë seancë deputetët kanë shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, si dhe Projektligjin për mbrojtjen e mjedisit.
Me kërkesë të Qeverisë ( e ka prezantuar ministri Shala) është tërhequr Projektligji për raportimin financiar të organizatave të biznesit, kurse me kërkesë të Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Qeverisë i është kthyer Projektligji për token ndërtimore, privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore.
Deputetët me një debat të gjerë parlamentar e kanë shqyrtuar Projekt-Rezolutën për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Unionin Evropian dhe Planin e veprimit për sfidat e Raportit të Komisionit Evropian për progresin në Kosovë. Ata me shumicë votash e kanë miratuar këtë Rezolutë.
Pasi e kanë filluar shqyrtimin e Raportit të Trustit të Kursimeve Pensionale për tremujorin e katërt të vitit 2008, deputetët kanë votuar për shtyrjen e kësaj pike, për ta shqyrtuar në ndonjë seancë të ardhshme raportin njëvjeçar të këtij Trusti. Shumë nga deputetët, ndërkaq, kanë theksuar humbjet tepër të mëdha të vlerës së TKP-së, si dhe kanë kërkuar që në Kuvend duhet të paraqitet edhe drejtori i Bankës Qendrore, për të sqaruar humbjet e vlerës së kursimeve pensionale.
Vëmendje të veçantë në Kuvend ka zgjuar shqyrtimi i Projekt-Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011. Raportin me rekomandime të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi e ka prezantuar Bahri Hyseni, kurse kësaj Projekt-Strategjie i kanë dhënë mbështetje deputetët nga e koalicionit qeverisës, kurse atë e kanë kritikuar ashpër shefat e grupeve parlamentare të opozitës, si dhe deputetët nga këto grupime politike. Në fund, me shumicë minimale të votave, deputetët nuk e kanë miratuar Projekt-Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011.
Për mungesë të ministres së Drejtësisë, znj. Nerkibe Kelmendi është shtyrë për seancën e ardhshme shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me zbatimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.