Lajmet e fundit
Komisioni për Integrime Evropiane kërkon nivel adekuat përfaqësimi
, 02.03.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, ishte paraparë që ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të raportonte para komisionit për politikat e ministrisë sa i përket procesit të integrimeve evropiane, por ai, si edhe tri herë të tjera, nuk i është përgjigjur ftesës së këtij komisioni. Kryetarja e komisionit, Zylfie Hundozi, në fillim të mbledhjes, tregoi se vetë ministri Shala kishte kërkuar që pikërisht sot të takohej me Komisionin për Integrimeve Evropiane, por në momentin e fundit ai kishte zgjedhur që me komisionin të ballafaqohej zëvendësministri, Bedri Hamza.
Anëtarët e Komisionit nuk kanë pranuar t’u flasë zëvendësministri Hamza, duke kërkuar nivel adekuat përfaqësimi. Ata e kanë porositur z. Hamza që t’ia përcjellë ministrit shqetësimet e Komisionit dhe t’ia përkujtojë atij se e ka obligim ligjor t’i përgjigjet kërkesës së komisionit parlamentar.
Në vijim Komisioni ka shqyrtuar çështje nga fushëveprimi i vetë, përfshirë edhe organizimin e një tryeze të rrumbullakët lidhur me integrimet e minoriteteve në shoqërinë e Kosovës, e cila parashihet të mbahet në pjesën e dytë të marsit.