Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, priti ambasadoren franceze në Prishtinë, Delphine Borione

, 02.03.2009




Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës , Sabri Hamiti, kishte sot një takim me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Delphine Borione. Me këtë rast u bisedua për marrëdhëniet e gjithëmbarshme ndërmjet Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe Asamblesë Nacionale të Francës. Në mënyrë të veçantë u diskutua për komunikimet e komisioneve homologe të dy kuvendeve.

Z. Hamiti e informoi ambasadoren Borione për nismën e formimit të Grupit të Miqësisë Kosovë- Francë, si një organizëm zyrtar i veçantë për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e jetës: politikë,kulturë,mirëqenie sociale etj.

Ambasadorja e Francës , Borione , shprehu kënaqësinë e veçantë për formimin e këtij grupi , duke theksuar se një iniciativë e këtillë tashmë është në agjendën e Francës.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti,  priti ambasadoren franceze në Prishtinë, Delphine Borione