Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 03.03.2009
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga z. Sadik Idriz, kryetar i Komisionit, sot mbajti mbledhje, ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte:shqyrtimi i Raportit me rekomandime të Grupit punues, në lidhje me monitorimin e zbatimit të Ligjit për veprimtaritë private në shëndetësi.
Në këtë mbledhje të Komisionit, pas diskutimit gjithëpërfshirës për Raportin e Grupit punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për veprimtaritë private në shëndetësi, anëtarët e Komisionit, me disa ndryshime dhe plotësime, përkrahën Raportin e Grupit punues dhe morën vendim që ky Raport t'i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim në njërën nga mbledhjet e ardhshme.